Atletico Madrid me fat, mposht minimalisht Elche

Real Madrid është rikthyer tek fitorja në La Liga dhe mban ende gjallë shpresat për titull. Skuadra Los Blancos mposhti 2-0 Osasunën me një dygolësh në pjesën e dytë.

Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane dominoi kundërshtarin, megjithatë rastet e shumta u konkretizuan vetëm në minutën e 75-të.

Militao zhbllokoi sfidën, ndërsa pak minuta më pas Casemiro vulosi fatet e sfidës në 2-0. Kjo fitore e mban Real Madrid në vendin e dytë me 74 pikë dhe katër javë nga fundi distanca me Atletico Madrid kryesues mbetet në 2 pikë.

Atletico nga ana e saj ishte me shumë fat përballë Elche, teksa triumfoi me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Jorente.

Klan News