Vlora është përfshirë nga reshje intensive të shiut pasditen e kësaj te diele, duke shkaktuar problem edhe në qarkullim.

Këto janë pamjet nga qyteti bregdetar, ku shihen rrugët e përmbytura për shkak të reshjeve me intensitet të lartë.

Problemet janë më të shumta në zonën e Lungomares dhe pranë portit të qytetit, ku është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. /tvklan.al