Të rinjtë kërkojnë argëtimin me muzikë

Pas perëndimit të diellit për të shijuar freskinë e mbrëmjes dhe lënë pas temperaturat përvëluese, pushues te shumte i drejtohen shëtitoreve apo ambienteve të tjera për të kaluar orë ndryshe. Fillimi i Korrikut ka rigjallëruar jetën e natës në zonat turistike  të Durrësit e Golemit duke sjellë një atmosfere ndryshe.

Club-et e natës dhe diskot verore ofrojnë argëtim me DJ dhe këngëtaret më me zë për ata që kërkojnë më shumë gjallëri.

Të rinjtë janë ata që e që shijojnë më shumë këtë atmosferë. Për ata që vijnë nga Kosova, investimet në jetën e natës janë të dukshme.

“Fantazi. Ndryshime shumë të mëdha ka”.

“Mirë shumë. Sidomos pas pandemisë, po ia dimë vlerat edhe më shumë, po e shijojmë. Një mundësi shumë e mirë për tu kënaqur e me pushuar”.

“Pjesa e shëtitores shumë e përshtatshme. Një evolucion i këndshëm”.

Numri i turistëve që kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri, është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, duke shtuar edhe rezervimet nga shtetasit e huaj e duke dhënë shpresë për një sezon turistik të suksesshëm.

Tv Klan