“Plazhe të pastër, ushqim i mirë dhe qetësi në bregun e jugut”

Pushuesit i rikthehen Himarës për të pushuar pas tragjedisë së rëndë pak javë më parë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet e kësaj bashkie ndërsa nuk ka munguar edhe zëri i qytetarëve për atë çfarë kanë gjetur në këtë zonë të Shqipërisë turistike.

Plazhet e Himarës frekuentohen edhe nga të huajt të cilët vlerësojnë pastërtinë, mikpritjen dhe ushqimin.

Plazhet e jugut të Shqipërisë janë sugjeruar këtë verë si një ndër perlat më të bukura të Mesdheut që duhen vizituar patjetër nga shumë media ndërkombëtare.

Klan News