Sekretari i Përgjithshëm në FSHF, Ilir Shulku, zbuloi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se trajneri Silvinjo do të rinovojë kontratën.

Tekniku brazilian do të vazhdojë në stolin e Shqipërisë, ndërsa sipas Shulkut, firma është vetëm çështje ditësh.

“Besoj që do të ketë rinovim me trajnerin Silvinjo. Së shpejti. Kontrata i është vënë në dispozicion dhe firmosja është çështje ditësh. Nuk e di shumën, por rëndësi ka që do të firmosë kontratën. Ndoshta edhe Silvinjo vetë nuk e mendon pagën.”, deklaroi Shulku.

Kujtojmë se Silvinjos i përfundoi kontrata me Shqipërisë pas Europianit të kësaj vere, aty ku kuqezinjtë u eliminuan në grup. /tvklan.al