Me shumicë votash nuk u pranua

Me 41 vota nga 80 të pranishëm në sallë deputetët malazezë nuk pranuan kërkesën e presidentit Gjukanovic për shkurtimin e mandatit të kuvendit. Në një seance që zgjati vetëm disa minuta në prani të presidentit u dëshmua krijimi i shumicës së re parlamentare malazeze e cila ka propozuar si kryeministër Milorad Lekic.

Vete Gjukanoviç nuk mori pjesë në dy seanca të Komisionit legjislativ ku ai dërgoi me shkrim argumentet se nuk ishin plotësuar kushtet për t’ia besuar mandatin për përbërjen e qeverisë liderit të Demosit, Miodrag Lekiq. Shpërndarja e kuvendit për presidentin malazez ishte në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, sepse hapte mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një periudhë më të shkurtër kohore.

Klan News