Përdorimi i sistemit VAR në Serie A ka ngjallur sërish polemika, kësaj radhe për drejtësinë e munguar. Legjitimiteti i teknologjisë u vu në dyshim në ndeshjet e javës së fundit të kampionatit.

U krijua për ti ardhur në ndihmë arbitrit në fushë por në të paktën dy ndeshje. Në sfidën Bologna – Udinese u krijua një precedent që në javët e ardhshme mund të sjellë konfuzion në kampionat. Arbitri dhe një penallti të paqenë. Pamjet tregojnë qartë që asistenti video nuk e bëri mirë detyrën e tij. tashmë të gjitha skuadrat mund të protestojnë për çdo episod të dyshimtë. Ndërsa penalltia që iu akordua Fiorentinës kundër Atalantës përfaqëson atë që mediat italiane e cilësuan si vdekja e sistemit VAR.

Nëse asistenti video nuk ndërhyn për të ndryshuar një vendim krejtësisht të gabuar edhe përballë pamjeve atëherë nuk ka më shpresë. Po zyrtarizohet falsifikimi i lojës së futbollit dhe po tradhtohet besimi i të gjithëve ndaj kësaj risie teknologjike që e reklamoi VAR si instrumenti i rregullimit të padrejtësive, duke favorizuar më të fortin apo më dinakun.

Tv Klan