Skënderbeu do të presë Laçin të premten në mbrëmje. Trajneri Orges Shehi që deri më tani ka vetëm fitore në ndeshje zyrtare, një prej tyre në finalen e Superkupës me ekipin kurbinas, por gjithësesi e quan një sfidë të vështirë atë të javës së tretë.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut :

Ka skuadër të mirë, të re, por mënyra se si luan të jep përshtypjen e një skuadre kompakte, ka 4 pikë në renditje, kështu që është një ndeshje e vështirë edhe për faktin se luajmë pa tifozë.

Skënderbeu do të nisë serinë e 5 ndeshjeve pa praninë e publikut në shtëpi pas vendimit ët Komsionit të Disiplinës pas trazirave në sfidën e me Partizanin. Kampionati sapo ka nisur dhe për Shehin që sezonin e kaluar ishte në fushë si lojtar nuk mund të ndahen ende ekipet pretendentë prej atyre që mund të mbyllin klasifimimin.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut : 

Me të gjithë mund të humbasësh apo të fitosh, është shumë shpejt për të bërë ndarjen e ekipeve të vendeve të para dhe atyre të vendeve të fundit, pasi është një kampionat i vështirë

.

Java e tretë e Superligës do të luajë takimet e tjera të shtunën dhe të dielën ku veçhet përballja Kukësi – Tirana.

Tv Klan