Një konflikt i çastit u bë shkak për plagosjen me thikë të një 42-vjeçari këtë të shtunë në Vlorë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 19:25, në një lokal në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”.

Sipas policisë 42-vjeçari u dëmtua lehtë në këmbë, pa rrezik për jetën.  Sa i përket autorit të plagosjes, ai mësohet se u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Ndërkohë, një grup hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al