Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg 29-vjeçarin Noel Dishi, i njohur edhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti, i cili vrau me armë zjarri shokun e tij Vilson Tafçiun, mbrëmjen e 20 janarit 2020, në zonën e Astirit në kryeqytet.

Sipas burimeve të Klan News, Dishi u shpall fajtor për “vrasjen me dashje” të Tafçiut dhe për “armëmbajtje pa leje”. Dënimi për të u dha 16 vite burg në total, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 10 vjet e 6 muaj.

Në seancat e mëprashme Dishi ka treguar se pak orë para se të ndodhte vrasja, gjendej në Prokurorinë e Durrësit ku u mor në pyetje për një rrëmbim të ndodhur ndaj tij 2 vite e gjysmë më parë, por që më pas është lënë i lirë.

Pas dëshmisë është telefonuar nga shoku i tij Vilson Tafçiu dhe e kanë lënë të takohen në “Astir” për të sqaruar për një konflikt të nisur mes tyre në Francë.

Mes shokëve ka lindur një debat, ndërsa viktima e ka kërcënuar se do ta mbyllte në bagazh të makinës dhe do ia bënte me keq se ata që e rrëmbyen. Në këtë moment, Dishi e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë marrjes në pyetje në polici pasi u dorëzua, i riu pranoi krimin duke shprehur pendesë.

Klan News