Pas pesë vitesh në stolin e Ukrainës, 45-vjeçari ka marrë për herë të parë drejtimin e një klubi

Andriy Shevchenko u prezantua si trajneri i ri i Genoa. Për drejtuesit e klubit, ulja në stol e një prej emrave më të njohur të botës së futbollit, është një moment i rëndësishëm.

Tekniku i ri nuk e fshehu emocionin për detyrën e re. Pas 5 vitesh me kombëtaren e Ukrainës, ai merr për herë të parë drejtimin e një klubi.

Trajneri 45-vjeçar firmosi me kuqeblutë deri më 30 Qershor 2024.

 “Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time si trajner. Falënderoj drejtuesit dhe projektin e Genoa që më kthyen në Itali, një vend që kam një lidhje të veçantë. Objektivi ynë është të luajmë në Serinë A sezonin e ardhshëm. E vetmja rrugë që t’ia dalim është të punojmë shumë. Do të jap maksimumin. Mendoj se në të ardhmen Genoa mund të bëjë gjëra të mëdha në Itali. Por do të kemi nevojë për tifozët”.

Debutimi i fituesit të “Topit të Artë” në vitin 2004 do të jetë kundër Romës së drejtuar nga ish-trajneri i tij, Jose Mourinho.

Klan News