Zëri i punëtorëve shqiptarë që kërkojnë përmirësimin e kushteve në punë nuk mungoi as këtë 1 Maji në Tirane. Në Ditën Botërore të Punëtorëve u zhvilluan 3 protesta simbolike. Minatorët u grupuan përpara Kryeministrisë.

Ata përsëritën kërkesën për miratimin e Statusit të Minatorit dhe rritjen e pensionit të tyre.

Një tjetër protestë mblodhi përballë Ministrisë së Financave punonjës nga sektorë të ndryshëm, që e vunë theksin tek përmirësimi  i kushteve të punës.

Sindikata e Pavarur e Arsimit marshoi paqësisht drejt Ministrisë së Arsimit. Mësues të ardhur nga i gjithë vendi kërkuan rritjen e pagave në masën 20% , shpërblimin e fundvitit, si dhe reformim të sistemit arsimor për sa i përket cilësisë së teksteve dhe kushteve në mësimdhënie.

Pas protestës së mësuesve reagoi edhe Ministria e Arsimit përmes një njoftimi ku thuhet se kontrata kolektive përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe se rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e Prillit.

 

Tv Klan