Skuadra nga Liguria kishte 15 raste me Covid-19

Ndeshja Genoa – Torino është shtyrë. Rastet e shumta me Covid-19 te skuadra nga Liguria sollën vendimin e Ligës Italiane të Futbollit.

Te Genoa rezultuan 15 pjesëtarë të ekipit të infektuar, nga të cilët 11 janë futbollistë. Sfida ishte parashikuar të shtunën e ardhshme, por tani duhet të vendoset për një datë të re.

Liga mori këtë vendim vetëm për këtë takim, ndërsa në të ardhmen sipas mediave italiane në raste të ngjashme do të merret parasysh rregulli i UEFA-s. Sipas tij një ekip mund të luajë, nëse ka 13 futbollistë në dispozicion.

Tv Klan