Spektakli i më të bukurës direkt nga kalaja e Petrelës në orën 20:30

Sonte në mbrëmje në televizionin kombëtar Klan Plus, kurorëzohet vajza më e bukur e Shqipërisë pranë kalasë së Petrelës.

Pas proves gjenerale, para finales së madhe, tashmë çdo gjë është gati. Producenti dhe regjisori i Miss Shqipëria, Petri Bozo tregon dhe arsyet pse u zgjodh Petrela për spektaklin e bukurisë

Çdo lëvizje në pasarelë dhe koreografia që bukuroshet kanë më mësuar prej javësh, i është besuar për të 10-in vit, koreografes Olta Ahmetaj.

Nga prova gjenerale e Miss Shqipëria shkëputëm dhe prezantuesen Arjola Shehu.

Bukuroshja e 23-të e Miss Shqipëria kurorëzohet sonte nga Kalaja e Petrelës në orën 20:30, shoë i cili do të transmetohet direkt në televizionin kombëtar Klan Plus.

Tv Klan