Rama: Ne do të fitojmë përsëri, kundërshtarët tanë të rinj apo të vjetër do të humbasin përsëri
“Duhet të integrojë eksperiencën e çmuar politike të atyre që iu kanë shërbyer me dinjitet dhe me rezultate ideve të , qëllimeve, programeve dhe skuadrës së PS në Kuvend dhe në komunitet ku janë angazhuar përgjatë këtyre viteve transformimin epokal të Shqipërisë. Shqipëria po bëhet dhe PS 2030 duhet të jenë ata që po e bëjnë Shqipërinë, përmes angazhimit politik si aktivistë të PS apo angazhimeve qytetarët si mbartës të progresit në jetën publike, universitare, ekonomike dhe sociale të vendit.
Disa thonë që ne fitojnë se ne sepse përdorim pushtetin për të marrë votat dhe disa thonë se në madje vjedhin zgjedhjet. Disa thonë që ne kemi fituar deri tani sepse nuk kemi patur alternativë, madje thonë se ata ofrojnë vetë alternativa të reja. Të tjerë shkojnë edhe më tutje dukë thënë se ne fitojmë sepse sipas tyre Shqipëria është diktaturë dhe ngaqë ndërkombëtarët mbyllin sytë përpara të keqes të madhe që jemi ne, ngaqë të huajt duan stabilitet dhe jo demokraci në Shqipëri. Ngaqë ne i korruptojmë. Ngaqë Evropa nuk ka respekton dhe ngaqë Amerika na do për kukullat e saja në rajon.
Të gjithë këta bashkohen në rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje, përderisa ato i fitojmë gjithnjë ne. Ama nga ana tjetër të gjithë këta bashkë janë njësoj, sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur Ballkanike, otomane po të doni. Janë aq njësoj në disa gjëra aq të thjeshta aq edhe kuptimplota, saqë çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet, dëgjon me veshët e vet dhe logjikon e kupton mjaft kollaj se ne do të fitojmë dhe do të fitojmë përsëri.
Ndërsa ata, kundërshtarët tanë qofshin të vjetër apo të rinj në moshë vetëm humbin dhe do të humbin përsëri. Ja fjala që vjen! Ata zgjohen më vonë se sa ne dhe flenë më herët se sa ne. Ata flasin më shumë nga ne për të gjitha gjëra dhe për çdo gjë që flasin dimë më shumë nga ne. Ata merren çdo ditë të perëndisë vetëm me ne. Kush e kush të helmojë më shumë popullin ndaj nesh dhe nuk bëjnë asnjë ditë të vetme punën e tyre për të mbjellë ca besim më shumë në popull për veten e tyre”.
“Policia nuk fshehu ngjarjen”, Rama: Egli Proga anëtar i PS
Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Pogradec ku ndërroi jetë Egli Proga, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë që u mbajt në Durrës sqaroi të gjitha akuzat dhe tymnaja e ngritura.
“Me shpejtësinë marramendëse të gënjeshtrës për të marrë dhen, u prodhua një film i kronikës së zezë,” tha Rama teksa shtoi se kjo ngjarje u manipulua nga politika dhe media. Më tej gjatë fjalës së tij kryeministri shpjegoi dhe sqaroi se policia ashtu sikurse shërbimet mjekësorë kishin bërë rigorozitet detyrën e tyre.
Qasja e tyre për ngjarjen në Pogradec është një shembull i freskët domethënës për të ilustruar se kush janë ata të gjithë bashkë. Në politikë e në media u mobilizuan për ta manipulojnë dhe mobilizojnë vrasjen e një djali të ri si një dozë helmi për të nxitur urrejtje ndaj nesh. Me shpejtësinë marramendëse të gënjeshtrës për të marrë dhen, u prodhua një film i kronikës së zezë, ku u mblodhën bashkë të gjitha të këqijat e mundshme. Ndërsa komunikata e qartë e Policisë të qarkut Korçë në rastin më të mirë u hodh në cepat e lajmeve dhe të opinioneve mediatike, të cilat i dominoi fantazia kriminale e gënjeshtarëve dhe gjuha ekstremiste e spekulantëve politikë dhe mekanikë.
U tha se vrasja erdhi si pasojë e një gjobe të papaguar për të cilën viktima e gjobitur u vra nga nja bandë gjobitësish. Gënjeshtër nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se Pogradeci qenka bërë një si qeli e viteve të ’80 ku ligjin e bëkan bandat e gjobëvënësve. Gënjeshtër! Pogradeci është një nga zonat më të patrazuara nga çfarë do lloj kriminalitetit. U tha se policia tentoi që ta fshehë krimin. Gënjeshtër shpejtësia e veprimeve të policisë për identifikimin dhe ndalimin e autorit është e dokumentuar. U bërtit me të madhe se ambulanca kishte ardhur me 40m minuta me vonesë. Koha e lajmërimit dhe mbërritjes së ambulancës me shpejtësi është e dokumentuar në sistemin kompjuterik të Urgjencës Kombëtare,” tha kryeministri Rama.
Duke u shprehur se gënjeshtrat dhe akuzat e stisura morën dhen, ai sqaroi se daja i autorit të ngjarjes së rënë që pretendohet se është anëtari lartë i PS në Pogradec, prej kohësh nuk është më pjesë e kësaj strukture politike. Rama tha se partia e tij nuk i del në krah asnjë personi që abuzon dhe shkel ligjin, as ministrave dhe as anëtarëve të tjerë. Më tej kryeministri u shpreh se viktima Egli Proga ka qenë anëtar i PS dhe punonjës i OSSHE-së.
“U tha se vrasi kishte mbrojtje politike ngaqë një dajë i tij ishte një eksponent i lartë i PS në Pogradec. Jo vetëm dihet botërisht që PS nuk mbulon as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia, por në rastin konkret ai dajë, i cili ka qenë dikur pjesë e PS-së është një person më pas i dënuar për abuzim me detyrën dhe prej kohësh nuk ka asnjë lidhje me asnjë angazhim të PS. Kurse i ndjeri po, ai ishte anëtar me tesler i PS dhe nuk ishte pronar i lokalit kur ndodhi vrasja e tij, por punonjës i OSSHE-së. Mirëpo derisa e vërteta të veshë pantallonat gënjeshtra me shtatë bishtra e bëri shtatë herë e bëri xhiron e vendit tonë. Politikë me një vdekje tragjike duke shkaktuar dhe një protestë mashtruese nga opozita. Kjo nuk është as e para dhe as e fundit lojë politike,” përfundoi kryeministri.
Edi Rama: Në listat e mbyllura, vetëm deputetët me 1 mandat dhe të rinjtë
Kryeministri Edi Rama: “Sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familje nga ky stacion ku do përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore duke ngarkuar edhe ekipin e ri drejtues, do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 qeverisë të PS. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese PS2030 për Shqipërinë 2030. Pjesëtarë duhet të jetë 187. 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur për garën në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar dhe drejtuesit e qarqeve, të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët, ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre të cilët do kenë detyra specifike, si për shembull Sekretari i Përgjithshëm, në kushtet kur do jetë edhe hera e parë në zgjedhje e shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm 1 mandat dhe të rinj e të reja që do fitojnë vendin në atë listë duke spikatur nga sot deri në shkurt”.
Rama: Ndërtojmë skuadrën tonë të re për Shqipërinë 2030
Kreu i qeverisë shkruan se sot Partia Socialiste do të ndërtojë skuadrën e re për Shqipërinë 2030.
“Me me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar Kryeministri Rama.
Asambleja e PS, Rama kërkon mandatin e 4: Ne deputetët e vjetër garojmë me lista të hapura, PD merr më pak vota se në 1997
Partia Socialiste mbledhi sot Asamblenë e saj për të zgjedhur Kryesinë e partisë. Mbledhja e Asamblesë së socialistëve u mbajt në Durrës.
/tvklan.al