Kristjan Asllani është në dyshim për ndeshjen e parë që Interi do të luajë në kampionat, atë ndaj Genoa-s në transfertë.

Mediat pranë klubit zikaltër, bëjnë me dije se mesfushori u stërvit i diferencuar dhe prezenca e tij të shtunën, nuk është e sigurt.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë, por për probleme të lehta fizike. Vendimtare do të jetë stërvitja e ditës së premte, ku do të shihet gjendja e Asllanit dhe më pas do të merret një vendim, nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së parë apo jo.

Në fakt Interi e nis këtë kampionat me probleme të shumta në lidhje me dëmtimet. Afrimi i verës, Piotr Zielinski, nuk do të jetë i gatshëm ndaj Genoa-s, pasi prej kohësh stërvitet i diferencuar. Nuk pritet të luajë as mbrojtësi Stefan De Vrij, që vuan një problem gjithashtu.

Ndeshja mes Genoa-s dhe Interi-t, është planifikuar të luhet të shtunën e 17 gushtit, duke në orën 18:30. /tvklan.al