Rama  i thote lamtumire Vlores/ Burg, nese refuzon vaksinen anticovid.

Kryeministri Rama vendosi të zgjedhë mandatin e Durrësit, duke e lënë Vlorën, pasi e përfaqësoi në dy mandate.Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli refuzoi sërish mbledhjen e Këshillit Bashkiak, për shkak të masave anticovid, edhe pse Ministria e Shëndetsisë kishte dhënë leje për mbledhje fizike.Në Moskë punonjësit janë paralajmëruar për pushim nga puna, nëse refuzojnë vaksinën anticovid.Në SHBA një kamariere është pushuar nga puna, pasi refuzoi të vaksinohej. Në Filipine presidenti i vendit Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë ata, që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

Fier/ Si shiten produktet ushqimore te skaduara, shitesja: une i ha dhe vete!

Jemi ndalur në Fier, ku kemi blerë produkte të skaduara në një supermarket. Qytetari ka blerë recel, mish, derri, dhallë, konserva sardelesh, salcë për makarona dhe kur ka shkuar në shtëpi, ka konstatuar, se të gjitha produktet ushqimore, ishin të skaduara.Qytetari kthehet në dyqan dhe i thotë shitëses, se cfarë i kishte ndodhur. Por shitësja i përgjigjet, se kjo gjë nuk përbën problem, pasi edhe ajo vetë i konsumon këto produkte.Fenomeni i shitjes së produkteve të skaduara është shumë i përhapur dhe shumë i rrezikshëm, sidomos tani që jemi në pandeminë e coronavirusit dhe temperaturat janë rritur.

Gjobitet ne Shqiperi, maqedonasit i marrin patenten, duhet te dale ne komision.

Një shtetas  nga Maqedonia e Veriut gjobitet nga policët rrugorë  pranë tunelit të Elbasanit për tejkalim të shpejtësisë. Policët i marrin patentën dhe lejen e qarkullimit. Sipas denoncuesit, ata e pyesin, nëse e gjobën minimale apo maksimale dhe ai normalisht zgjedh minimalen. Shtetasi maqedonas paguan 6500 lekë, por i mbajnë patentën, duke i thënë, se do të dalë në komision.Por, askush nuk e sqaron, se një shtetas i huaj, mund të paguajë dyfishin e shumës së gjobës dhe të marrë direkt patentën. Fatin e patentës e ka në dorë Prefekti i Qarkut Elbasan. Ky shtetas ka shkuar në Maqedoni dhe po pret  t’i kthehet patenta.