Ky vit ka qenë shumë i zënë për reperin Stresi dhe duket se do të vazhdojë të jetë kështu deri në fund. Deri më tani, artisti ka publikuar çdo muaj këngë të reja dhe nuk ka për të pushuar as për fundvit.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale nëpërmjet “Më bëj një pyetje”, Stresi nuk është kursyer aspak me përgjigjet. Pyetjes së zakonshme “ku je dhe çfarë po bën?”, ai i është kthyer: “Po kontrolloj vokalet e këngës së re”.

Bashkëpunimet me këngëtaren e modelen Morena Taraku duket se janë të preferuarat e publikut pasi i kanë drejtuar pyetjen: “Me Morenën a ke bashkëpunim?” dhe Stresi do ua plotësojë dëshirën. Ai konfirmon se do të ketë këngë të tjera me bukuroshen si dhe koncerte të përbashkëta.

Së fundmi, surpriza e fundvitit do të realizohet me Flor Bana. Një bisedë në WhatsApp mes të dyve, e publikuar nga Stresi, tregon se janë në përfundim të këngës së re. “Vec t’i rregullojmë refrenin”, i thotë Flor Bana.

Përgatituni për të “marrë flakë”, sa të bëhet gati refreni./tvklan.al