Kampionët sfidojnë Tiranën, Martini: e dimë forcën tonë

Pas ndeshjeve të kombëtareve dhe Kupës, futbolli shqiptar rikthehet me javën e pestë të Kategorisë Superiore. E shtuna vjen me dy ndeshje tepër impenjative për skuadrat që mbyllin renditjen e kampionatit. Kastrioti do të presë Skënderbeun në përpjekje për të gjetur fitoren e parë të sezonit.

Laçi sfidon Egnatian, me kurbinasit që ende nuk po dalin në lojën e tyre. Ndeshja më interesante e javës është Teuta – Tirana. Durrsakët do të tentojnë të fitojnë me bardheblutë për të qënë në vendet e larta të renditjes.

Java e pestë e Superligës premton spektakël në dy duele të tjera, Partizani-Kukësi e Vllaznia-Dinamo.

Klan News