Policia identifikon autorin e dyshuar, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i viktimës 36-vjeçare

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Mirditë mbrëmjen e kësaj të marte. Tvklan.al ka mësuar nga burime policore se janë vrarë dy persona, vëllai dhe motra. Viktimat janë identifikuar si Vledison Filopati 34 vjeç dhe Esmeralda Filopati 36 vjeç.

Sipas informacioneve, motër e vëlla janë qëlluar me armë në oborrin e banesës së tyre.

Policia thotë se autori i dyshuar është Fatmir Kolecaj, ish-bashkëshorti i të ndjerës Esmeralda Filopati. Ai qëlloi me armë ndaj ish-gruas së tij dhe ish-kunatit. Më pas u arratis me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kanë 3 fëmijë së bashku.

Krimi ka ndodhur në fshatin Zejmen. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor. Gjithashtu, janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. /tvklan.al