Ballshiotët tentojnë bojkotin e ndeshjes

Java e 21 e Superligës u shënjua nga një tjetër protestë mbi gjykimin e arbitrave shqiptarë. Në minutën e 69′ të takimit Skënderbeu-Bylis u akordua një 11 metërsh në favor të skuadrës korçare. Ballshiotët, që nuk u pajtuan me vendimin e arbitrit, tentuan të bojkotonin ndeshjen.

Ky është Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj. “Turp, turp, turp…”, kjo është mënyra se si ai i drejtohet arbitrit për vendimin e dhënë.

Pas shënimit të golit nga ana e Skënderbeut, futbollistët e Bylisit prisnin vetëm një shenjë të presidentit për të bojkotuar takimin, por kjo nuk ndodhi. Ballshiotët u rikthyen në lojë dhe 4 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt realizuan golin e barazimit

Me fitoren 3-1 ndaj Laçit, Kukësi mban kreun e renditjes së Superligës, gjithnjë me një pikë më shumë se Tirana. Ishin kurbinasit që shënuan golin e parë me Nwabueze, por avantazhi zgjati vetëm 3 minuta, pasi Kukësi reagoi duke barazuar me Kristal Abazaj. Në pjesën e dytë, skuadra e Shpëtim Duros shënoi edhe dy herë të tjera me Shkurtajt dhe Et’hemin.

Partizani fitoi 2-0 me Flamurtarin. Penalltia e Cunarit dhe goli i Trashit, të dy në pjesën e dytë i dhanë suksesin të kuqve. Teuta barazoi me Luftëtarin 1-1.

Tv Klan