Lëkundje sizmike janë regjistruar në Itali pas mesnatës në bregdetin Perëndimor të Kalabrisë.

Sipas të dhënave sizmologjike nga Italia, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter në një thellësi prej 33 kilometra nën tokë.

Tërmeti është pasuar nga disa goditje të tjera më intensitet më të ulët. Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale. /tvklan.al