Specialistët: Mbrojtja është sulmi më i mirë

Vendi i parë në renditje, dy pikë larg skuadrave ndjekëse. Teuta kryeson Superligën pasi deri tani ka bërë një kampionat me hapa të vegjël por të sigurtë. 12 fitore, 13 barazime dhe vetëm 2 humbje. Skuadra e Edi Martinit ka shënuar 27 gola, më pak nga ekipet e tjera pretendente, por ka pësuar vetëm 11.

Ish-bomberi i kampionatit shqiptar të viteve 90, Edmond Dosti thotë se ky është rasti tipik kur mbrojtja është sulmi më i mirë. Në fazën e fundit të sezonit suksesin do ta ketë skuadra me përgatitjen më të mirë psikologjike, dhe do që të aplikojë strategjinë e kundërsulmit

Ish-futbollist i Laçit dhe Partizanit, Dosti do të dëshironte një nga këto dy skuadra të fitonin titullin, por durrsakët e Edi Martinit dhe Vllaznia janë me meritë në pozicionet që kanë në renditje. Java e 28 e Superligës sjell përballjen më të fortë Kukësi-Tirana. Skuadrat e tjera pretendentë kanë sfida me ekipet e fundit të renditjes.

Tv Klan