Ky filmim tregon momentin kur bombat izraelite bien mbi një zonë të banuar në Gaza, gjatë sulmit në shtëpinë e njërit prej 2 komandantëve të Xhihadit Islamik Palestnez.

Tensionet në Rripin e Gazës vazhduan për të dytën natë radhazi. Raketat e hedhura nga palestinezët brenda 48 orëve drejt jugut të Izraelit si shenjë hakmarrjeje kanë arritur në mbi 600.

Sistemi i mbrojtjes raketore ka shkatërruar në ajër pjesën më të madhe të predhave palestineze. Disa raketa që i shpëtuan këtij sistemi shkaktuan dëme në disa banesa në qytetin jugor izraelit Sderot. Asnjë viktimë nuk është regjistruar nga krahu izraelit. Ndërsa në Gaza, numri i të vrarëve nga bombardimet izraelite ka arritur në 32, ndër të cilët 6 fëmijë dhe disa militantë të armatosur palestinezë.

Konflikti vjen si pasojë e arrestimit të kreut të Xhihadit Islamik palestinez Basem Sadi të Hëhën nga ushtria izraelite. Kjo organizatë është përfshirë së fundi në përplasjet e Izraelin, ndërsa Hamasi po e mbështet me taktika pa u përfshirë hedhje raketash.

Tv Klan