Seksi, joshëse dhe mjaft provokuese është ky trekëndëshi që karakterizon Charlize Theron. Për revistën Harper’s Bazaar Theron ka rrëfyer se çfarë bën për të mbajtur një lëkurë aq të bukur dhe të shëndetshme.

Ajo shprehet se sapo zgjohet vendos kremin e diellit dhe balsam për buzët dhe se përparësia kryesore e saj është që të mos ketë rrudha.

Po ashtu aktorja tregoi se mundohet të ushqehet shëndetshëm me ushqime të papërpunuara kryesisht me bazë bimore dhe mbi të gjitha shprehet se ndihet mirë edhe pse mosha kalon.

Klan Plus