Studentja që na mëson gatimin  

Përhapja e Covid-19 i ka shndërruar pjesën më të madhe të metropoleve në vende fantazmë. Sikurse të gjitha vendet e botës që kanë marrë masa të ashpra për të frenuar koronavirusin edhe Turqia ka ndjekur të njëjtën linjë.

Studentja shqiptare Renata Picari, e cila aktualisht studion në Universitetin e Trakias në Turqi për ekonomi të përgjithshme, në një intervistë për Klan Plus ka treguar sesi po e kalon këtë periudhë izolimi.

Ajo shprehet se Turqia ndryshe nga Shqipëria ku individi që thyen karantinën apo shtetrrethimin gjobitet në këtë vend kjo përgjegjësi është lënë në dorën e vetë individit.

Sipas Renatës, qeveria e këtij vendi ndryshe nga ajo që shihet ndër vendet e tjera dezinfektimin e zonave publike, si dhe blerjen e maskave e realizon nëpërmjet një aplikimi në portalet online.

Ndërkaq nga lufta e Covid-19 është prekur edhe arsimi pasi nxënësit, si dhe studentët po e zhvillojnë atë në kushte mjaft të vështira ku ndonjëherë mungon edhe struktura.

Po pse zgjodhi Renata të mos kthehej në Shqipëri pavarësisht deklaratës së Kryeministrit Edi Rama që do të bënte të mundur riatdhesimin e atyre që mbetën jashtë për shkak të Covid-19.

Renata shprehet se kjo periudhë izolimi po jep mundësi shumë të mira për të treguar aftësitë në shumë fusha.

Për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë studentëve ajo ka hapur një faqe Instagrami ku publikon të gjitha ushqimet që gatuan, jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja. Sipas Renatës kjo është një mundësi e mirë për këdo që të mos e shpenzojnë kohën kot, po të tregojnë se dinë të realizojnë diçka që më parë nuk e kishin bërë.

Ajo ka ndarë për të gjithë edhe një mesazh sesi duhet të veprojmë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Aktualisht Turqia numëron 52 mijë të prekur nga Covid-19, ndërsa 1001 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Klan Plus