Dashuria për Armando Brojën sa vjen e rritet te tifozët e Sauthempton. Sulmuesi shqiptar ka mahnitur me golat e tij në fushën e lojës, duke fituar kështu simpatinë e “Shenjtorëve’. Kjo formë ka shtyrë drejtuesit që të konsiderojnë blerjen e kartonit të Brojës. Në të njëjtën linjë janë edhe tifozët, me 20-vjeçarin që ka marrë mesazhe pozitive në rrjetin social “Twitter’. Faqja zyrtare e klubit postoi një foto të sulmuesit me inicialet e tij shoqëruar nga një yll. Broja komentoi me një zemër ndërsa mbështetësit e Sauthempton i shkruanin:

“Dëgjo prindërit Armando… firmose kontratën”. Çelsi është i hapur për të gjitha opsionet për të ardhmen e produktit të akademisë së tyre. Përgjigja e Bluve për Sauthemptonin nuk do të vonojë për një kohë të gjatë, përkundrazi, besohet të mbërrijë brenda kësaj jave. Çelsi nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e Brojës, edhe pse në dyshim është fakti se sa vend do të ketë për të në “Stemford Bridge”.

Klan News