Amazon deklaroi se TikTok është i disponueshëm në Amazon Fire TV për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Aplikacioni së shpejti do të jetë pjesë e pajisjeve Echo Show.

Pasi të shkarkojnë Tik Tok nga Fire TV Appstore, përdoruesit mund të logohen në profilin e tyre të Tik Tok ose të hapin një profil të ri nëse nuk kanë. Më pas ashtu si edhe në celular mund të lundorojnë ose të ndjekin përdorues të tjerë dhe çdo opsion tjetër. Në aplikacionin e celularit ne duhet të kalojmë manualisht në videon tjetër, por Fire TV ka opsionin autoplay, kështu që nuk do të keni nevojë të klikoni ndonjë buton në telekomandë ose t’i thoni Alexas të hapë videon tjetër.

Ashtu si përditësimi i Tik Tok që u bë këtë verë për të suportuar video më të gjata, përshtatja e aplikacionit për televizorin, tregon një konkurrencë të hapur me kalalin më të madh YouTube. Ky i fundit krijoi YouTube Shorts për të konkurruar Tik Tok në fillim të këtij viti./tvklan.al