“Serbia e qytetarëve, Vuçiç në burg”. Kjo është porosia që mijëra qytetarë serb i kanë çuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kanë dalë sërish në rrugë të rrethuar nga dëbora dhe acari i temperaturave nën minus

Këtë protestë e kanë mbështetur një grup i akademikëve dhe profesorëve universitar. Ata e quajnë Vuçiç një diktator.

“Nuk guxojmë të heshtim. Duhet t’i bashkohemi qytetarëve. Ky është një okupator dhe në këtë shtet ka suspenduar mundësinë e demokracisë, ka suspenduar drejtësinë, ndarjen e pushtetit, sistemin shumë partiak dhe mediat e lira e profesionale”,

thotë një profesor

.

“E vetmja mënyrë për të kthyer këtu rendin dhe ligjin dhe Kushtetutën është largimi i Vuçiç nga pushteti”,

shprehet një gjykatës

.

Protestuesit thonë se Vuçiç ka futur nën kontroll shumicën e mediave dhe shoqërinë. Tek gazeta më e vjetër, “Politika”, i mbyllën derën me mbishkrimet e censuruar dhe më pas vazhduan para televizionit publik që, siç thonë, asnjëherë nuk fton opozitën. Para qeverisë e akuzuan për marrëveshje të fshehta me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Tv Klan