Ai është i njohur për interpretimin e marifeteve të tij në filmat e suksesshëm të Hollyëood-it. Tom Cruise mund të ketë kapur arritjen e tij më ambicioze, pasi është pare i varur me kokë poshtë nga krahu i një aeroplani të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa xhironte skenat e filmit të tij të ardhshëm “Mission Impossible 8”.

Aktori 59-vjeçar ka xhiruar skenën që sfidonte vdekjen në aeroportin “Duxford” në Cambridge, me aeroplanin Boeing B75N1 Stearman të vitit 1941, shkruan DailyMail.

Gjatë javëve të fundit, aktori i filmave aksion kishte marrë mësime fluturimi në aeroport në përgatitje për skenat emocionuese për pjesën e tetë të filmave “Mission Impossible”, i cili do të publikohet më 7 Korrik 2023.

Aktori i Hollyëoodit, i veshur me një kostum dhe helmetë ngjyrë kafe, ngjitet më pas me guxim në krahun e avionit 80-vjeçar, ndërsa ai kryente një sërë ushtrimesh aerobatike në një skenë aksioni.

Klan News