Radhë të gjata automjetesh dhe pritje në diell

Radhës së automjeteve në hyrje të Lezhës nuk i duket fundi. Sezoni veror ka krijuar kaos në qarkullim, sidomos në aksin rrugor që lidh Lezhën me Milotin apo ato që shkojnë drejt bregdetit.  

“Fundjava ka regjistruar një numër të lartë automjetesh që i drejtohen zonave bregdetare, të cilat kanë krijuar radhë të gjata në trafik”.

Drejtuesit e mjeteve presin edhe me orë të tera për të arritur në destinacion. As rrugët dytësore nuk janë më një shpëtim për ta.

– Sa keni që prisni?

– Gjysmë ore

– Kam gjysmë ore, 40 minuta këtu, shkaku rruga se është shumë e ngushtë.

– Është pak i rënduar po ça të bëjmë.

– Bllokohet që në hyrje të Lezhës, duhet by pass-i atëherë shpëton qarkullimi dhe qyteti.

Për të normalizuar trafikun, policia rrugore e Lezhës është vendosur në akset kryesore, megjithate radha e automjeteve vijon të mbetet e gjatë.

Tv Klan