Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi në rrjetet sociale pas tragjedisë në fshatin Ostren të Bulqizës.

Kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet të afërmve të familjes Tola, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit humbën jetën nëna Rajmonda Tola dhe dy fëmijët e saj, Rudina dhe Fatjoni.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj”, shkruan Meta.

Më herët në lidhje me këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore”, shkruan ai në Tëitter.

Tre pjesëtarë të një familje kanë humbur jetën tragjikisht këtë të premte në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol që përdorej për gatim.

Tragjedia ndodhi gjatë natës. Nga kjo ngjarje vetëm vajza më e vogël e familjes, Merita 8 vjeçe mundi të shpëtojë.  Gruaja dhe 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi bashkëshorti i saj Albert Tola ishte emigrant në Greqi./tvklan.al