Tvklan.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar aksidentin e rëndë që ndodhi në mes të Bllokut në Tiranë mesditën e sotme.

Sikurse duket në video, automjeti ngjyrë gri me targa angleze po qarkullonte me shpejtësi të lartë dhe përplasi automjetin tip Ford Focus që po vinte nga ana tjetër e rrugës.

Mësohet se automjeti ngjyrë gri me targa angleze tip Volvo drejtohej nga një polic i qarkullimit rrugor.

Mësohet se pas përplasjes së dy makinave, një prej mjeteve ka përfunduar mbi trotuar duke u futur në një dyqan në zonën e ish-Bllokut.

Siç duket nga pamjet e dërguara në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, makina mbi trotuar ka thyer edhe vetratën e dyqanit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.

Paraprakisht bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e makinës Volvo që drejtohej nga polici i qarkullimit. /tvklan.al