Me zhargonin origjinal të një reperi, Kanye West surprizoi të gjithë kur u shfaq në dhomën ovale të Shtëpisë së Bardhë në një takim me Presidentin Trump.

Në kokë mbante një kapele të kuqe me moton e famshme të fushatës së Trumpit “T’a bëjmë Amerikën sërish madhështore”

Reperi me ngjyrë me famë botërore foli me superlativa për Donald Trumpin si President. Duke sjellë shembullin e një kompanie veshjesh me të cilën ka kontratë marketingu reperi 41-vjeçar tha se prej 2015, ajo kishte humbje vjetore deri 2 miliardë dollarë.

Ndërsa tani ajo më shumë se dyfishuar kapitalin në treg deri 38 milionë dollarë, duke vlerësuar lartë modelin ekonomik të ndjekur nga Trump. Po ashtu West tha se gjatë më shumë se një viti të administratës Trump punësimi në komunitetin afro-amerikan ka prekur rekorde.

E duke i uruar fat në atë që West e quajti në “rrugëtim prej heroi” ai e përqafoi presidentin Trump, i cili e quajti një njeri të veçantë.

Tv Klan