Ju prezantojmë me Donald Elvis Trump. Kjo është një nga video montazhet që po qarkullon në rrjetet sociale. Shkak është bërë një deklaratë e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Donald Trump i surprizoi të gjithë gjatë një fjalimi që po mbante në Misisipi, kur e krahasoi veten me këngëtarin Elvis Presley.

Ai tha se shpeshherë njerëzit ia kanë vënë në dukje ngjashmërinë me mbretin e Rock and Roll. Trump tha se gjithmonë e ka konsideruar si një kompliment të madh krahasimin. Por sa ngjan më të vërtetë Presidenti i Amerikës me Elvis Presley-in?

Duke parë këto imazhe secili mund të gjykojë se sa i saktë është presidenti amerikan kur e pohon këtë gjë. Pas deklaratës së Trump shumë adhurues të mbretit të Rock and Roll kanë reaguar me ironi.  

“Nëse ti dukesh si Elvis Presley, atëherë unë dukem si Sofia Loren”,

 thotë njëra prej tyre.

/tvklan.al