Fushata në Spanjë nxit gratë të shijojnë verën pa stereotipe dhe ndërhyrje estetike

Ministria e Barazisë e Spanjës ka nisur një fushatë kreative verore që inkurajon gratë me forma trupore te ndryshme që të dalin në plazh, me sloganin: “Vera është gjithashtu e jona, kënaquni si, ku dhe me kë të doni.” 

Fotoja promovuese shumëngjyrëshe e fushatës paraqet pesë gra me fizik të ndryshëm nga njëra-tjetra, të moshave dhe etnive gjithashtu të ndryshme. Fushata përfshin gjithashtu një grua që i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që konsiston në heqjen e njërit gji për shkak të kancerit.

Drejtuesja e Institutit të Grave Antonia Morilla-s tha se kjo fushatë erdhi për të rritur vetëvlerësimin e femrave të cilat jo të gjitha gëzojnë tipare të bukura dhe joshëse për të dalë në plazh gjatë muajve të verës.

Instituti, i cili qëndron pas nismës, bëri të ditur se femrat duhet ta shijojnë verën, pa stereotipe dhe ndërhyrje estetike ndaj trupit. Por jo të gjithëve u bëri përshtypje fushata.

Lideri i krahut të majtë Cayo Lara u shpreh se kjo duhet të zgjerohet edhe të mos përfshijë vetëm gratë por edhe burrat të cilët jot ë gjithë gëzojnë një trup të bukur.

Sipas tij kjo fushatë është kulmi i absurditetit, duke u përpjekur të krijojë një problem aty ku nuk ekziston. Ministrja për barazinë, Ángela Rodríguez Pam, postoi një mesazh në Twitter për burrat që besonin se gratë nuk kishin nevojë për lejen e ministrisë për të shkuar në plazh: “Sigurisht që do të shkojmë, por për të treguar një trup që nuk është standard.”

Klan News