Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare, aktori Robert Cormier, i njohur më së shumti për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix.

Motra e tij konfirmoi lajmin për Hollywood Reporter duke thënë se Cormier vdiq në spital në Etobicoke, Ontario, nga plagët e marra pas një rënieje.

Cormier për dy sezonet e fundit luajti Finn në Heartland të CBC , i cili ka transmetuar për 15 sezone në TV kanadez dhe mban rekordin për të qenë drama më e gjatë një orëshe në Kanada.

Rolet e tjera përfshijnë” Designated Survivor”, “Ransom” dhe luajtjen e Winston për dy episode në “American Gods” të Starz.

Klan News