Trajneri i Chelsea deklaroi se lojtari i ka bërë kërkesë klubit q ta lëre të lirë, Barcelona afër spanjollit

Mbrojtësi Markos Alonso nuk u përfshi në formacion për takimin hapës të Premier Ligës ndaj Evertonit, sepse dëshiron që të largohet nga Çelsi. Trajneri i bluve të Londrës Tomas Tuhel shtoi se spanjolli nuk do të ndalohet që të realizojë dëshirën e tij.

“Ai kërkoi që klubi ta lejojë të largohet dhe ne e pranuam dëshirën e tij. Kjo është arsyeja që nuk e aktivizova, nuk do të kishte kuptim.”

Mbrojtësi spanjoll u bë pjesë e bluve të Londrës në vitin 2016, e ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit në sukseset e arritura, duke luajtur në total 154 takime.

Por pas ardhjes së Mark Kukurejas, që u ble për 62 mln paund, 31 vjeçari synon që të kthehet në Spanjë. Sipas mediave britanike, destinacioni i radhës do të jetë Barcelona.

Çelsi e nisi me fitore sezonin e ri të Premier Ligës, duke mundur 0-1 Evertonin. Ky ishte suksesi i parë për blutë në Godison Park që nga viti 2017.

Në këtë sfidë u aktivizua në minutën e 75 edhe Armando Broja, i cili zëvendësoi Kai Havertznin.

Klan News