Federata angleze ka akuzuar trajnerët e Chelsea dhe Tottenham për sjellje të papërshtatshme

Tomas Tuhel dhe Antonio Konte janë akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit për sjellje të papërshtatshme gjatë derbit të Londrës Çelsi-Totenhem.

Dy herë u ndanë trajnerët nga të pranishmit për shkak të konfrontimit të tyre në stadiumin “Stamford Bridge”. Ata u ndëshkuan me karton të kuq dhe tani rezikojnë pezullimin ose një gjobë nga federata nëse shpallen fajtorë.

Tekniku i Çelsit është nën hetim për komentet që bëri pas ndeshjes ku vinte në dyshim integritetin e arbitrit Enthoni Tejlor, duke sugjeruar që 43-vjeçari të mos lejohet më që të drejtojë një takim ku luan Çelsi.

Për fedratën angleze një sjellje e tillë është e palejueshme dhe si italiani,  ashtu edhe gjermani thyen nenin E3 dhe kanë kohë deri më 18 Gusht që të paraqesin argumentet për mbrojtjen e tyre.

Derbi i Londrës mes “bluve” dhe Spërsave përfundoi në barazim 2-2, me miqtë që gjetën golin në shtesë falë Herri Kejnit.

Klan News