Raportim Live
21:54, 7 Shtator 2024

Ukrainë-Shqipëri, pjesa e dytë

Ukrainë-Shqipëri, pjesa e dytë

Mbyllet sfida!

92’- Gjuan fortë Manaj, por topi përfundon jashtë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

90’- Goditje dënimi në afërsi të zonës për Shqipërinë.

85’- Strakosha ndal një rast të rrezikshëm, pas gjuajtjes së Yarmlenko. Pozicion jashtë loje.

83’- Rey Manaj nuk i beson syve, teksa shikon gjuajtjen e tij me kokë të shkojë ngjitur me shtyllën e majtë.

82’- Dy zëvendësimet e fundit te Ukraina. Brazhko dhe Tsygankov largohen dhe në vendin e tyre e marrin, Malinoksky dhe Zinchenko.

78’- Ylber Ramadani rrëzohet në mesfushë, pas një goditje të marrë në fushë. Loja vazhdon normalisht.

77’- Aktivizohet Arbër Hoxha te Shqipëria, largohet Nedim Bajrami.

73’- Zëvendësimi i parë te Shqipëria. Medon Berisha merr vendin e Qazim Laçit.

72’- Tre zëvendësime te Ukraina. Largohen Shaparenko, Kabaiev dhe Sudakov, për t’i lënë vendin Yarmolenko, Pikhalonok dhe Vanat.

70’- Ismajli i kudondodhur. Mbrojtësi ndal një gjuajtje të Sudakov.

67’- Ndëshkohet Asani me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Mykolenko.

66’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-2! Aksion model i kuqezinjve, me Mitajn që pason te Manaj. Sulmuesi asiston në mënyrë perfekte për Jasir Asanin, i cili në zonë me të majtën nuk fal dhe përmbys rezultatin.

63’- I vëmendshëm Starkosha, që pret një gjuajtje të fortë nga jashtë zone nga ana e Brazhko.

62’- Tjetër rasti i mirë për Ismajlin, që gjuan me kokë pas një krosimi të Asanit, por pret Trubin.

61’- Krosim i bukur i Asllanit, provon Ismajli me kokë, por topi devijohet në goditje këndi.

56’– Shpëton për mrekulli Shqipëria. Ismajli ndal një gol thuajse të sigurt për ukrainasit.

54’- GOOOOL SHQIPËRIA 1-1! Shënon Ardian Ismajli. Mbrojtësi përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e ndal në fundin e rrjetës, për të barazuar shifrat.

54’- Rey Manaj i afrohet golit me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Trubin me një pritje spektakolare e dërgon jashtë.

52’- Tjetër mundësi e mirë për Ukrainën. Tsygankov gjuan fortë, por e ndal Ismajli dy herë.

49’- Gol Ukraina 1-0! Zhbllokohet sfida, Konoplia me një gjuajtje të fortë në zonë, e ndal topin në fundin e rrjetës. Mesfushori shfrytëzon në maksimum një krosim nga e djathta dhe ia del të shënojë.

45′- Nis pjesa e dytë e takimit.

20:52, 7 Shtator 2024

Ukrainë-Shqipëri, pjesa e parë

Ukrainë-Shqipëri, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

44’- Goditje e rrezikshme e Brazhko me kokë. Topi shkon jashtë.

43’- Aksioni i parë i rrezikshëm i Ukrainës. Yaremchuk gjuan fortë, por pret Strakosha.

42’- Top i shkëlqyer i Manajt për Asllanin, por mesfushori vonohet dhe humb topin.

40’-Tjetër rast i artë për shënim për kuqezinjtë. Laçi gjuan pas një goditje këndi, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

39’- Gjuajtja e parë në portë për Shqipërinë. Asllani merr një top të shkëlqyer nga Bajrami dhe gjuan me të majtë, por pret Trubin, që e dërgon topin në goditje këndi.

36’- Ndalet lojë për pak sekonda. Qazim Laçi ka probleme me fytin, por do të vazhdojë të luajë.

31’- Iluzione goli të Shqipëria, pas një aksioni të rrjedhshëm, Bajrami kroson bukur në zonë, provon Asani me kokë, por nuk shkon në portë.

27’– Krosim i Hysajt nga e djathta, Manaj provon me kokë, por gjuajtja shkon mbi traun e portës.

24’- Manaj shpërdoron një rast shumë të mirë, pas një pasimi të marrë nga Asllani. Sulmuesi gabon në zonë, duke vonuar gjuajtjen. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

20’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Asllani kroson nga e majta, por Laçi nuk gjen dot topin, pak metra larg vijës fatale.

15’– Mitaj rrezikon me një top të mbajtur në afërsi të zonës. Mbrojtësi ia del të largojë rrezikun, duke pasur te Kumbulla, i cili fiton faull.

9’- Mundësi e artë shënimi. Mitaj futet bukur nga e majta dhe pason në zonë për Laçin. Gjuan mesfushori, por topi kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

7’- Provon Ukraina nga e majta, Tsygankov gabon në fund. Rrëmben topin Hysaj dhe largon rrezikun.

4’– Top i gjatë për Jasir Asanin nga Ylber Ramadani, por sulmuesi nuk e arrtin dot topin, që shkon jashtë vijës fundore.

2’- Ukrainasit më kërkues në minutat e para. Vendasit luajnë në sulm, në kërkim të golit të parë.

0′- Starton sfida Ukrainë-Shqipëri.

20:50, 7 Shtator 2024

Jemi vetëm pak minuta para shkelmimit të topit të parë. Ndeshja duhej të kishte nisur pak minuta më parë.

Siç duket shkak i vonesës janë bërë çorapet e Yaremchuk. Sulmuesit iu kërkua nga arbitri që t’i ndërrojë.  

20:47, 7 Shtator 2024

Tashmë është momenti i himnit të Ukrainës. Në sfond dëgjohen thirrjet “Shqipëri, Shqipëri”!

20:45, 7 Shtator 2024

Është momenti i himnit të Shqipërisë!

20:44, 7 Shtator 2024

20:38, 7 Shtator 2024

Jemi vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes.

Mos harroni, sytë te Klani! Ndeshjen mund ta ndiqni nën komentin e Alban Xhihanit dhe analizën e Arjan Peços.

Për të tjerët që nuk kanë mundësi të qëndrojnë para ekranit të televizorit mund ta ndiqni këtu ndeshjen, në Tvklan.al minutë pas minute!

20:37, 7 Shtator 2024

20:32, 7 Shtator 2024

Duro: Sylvinho nuk do të rrezikojë, u beson të njëjtëve lojtarë

Për Klodian Duron, Sylvinho nuk do të rrezikojë në asnjë ndeshje dhe këtë e tregon me emrat që hedh në fushë.

Klodian Duro: Sylvinho të paktën në syrin tim me këtë formacion më vërteton që ai nuk do të rrezikojë në asnjë ndeshje sepse u beson po të njëjtëve lojtarë. Nuk rrezikon apo nuk kalon në aventurë qoftë në një ndeshje që mund të luajmë më mirë ose të dalim më shumë në sulm. Trajneri po i përmbahet idesë së tij dhe nuk do të riskojë.

20:16, 7 Shtator 2024

“Muçi jo vetëm që duhet të grumbullohet, por për mendimin tim duhet të luajë në formacion. Silvinjo duhet të zgjidhë disa probleme në Kombëtare, si Muçi, Uzuni dhe Bare. Duhet të gjejë një zgjidhje për këta lojtarë te Kombëtarja.”, Arjan Peço, në “Klan kuqezi”.

19:59, 7 Shtator 2024

Triumf historik, Shqipëria mposht Ukrainën me përmbysje

Triumf historik, Shqipëria mposht Ukrainën me përmbysje

Përshëndetje të dashur lexues të Tvklan.al!

Shqipëria nisi sot rrugëtimin në Ligën e Kombeve ku u përball me Ukrainën. Sfida e Kombëtares u transmetua në ekranin e Tv Klan në komentin e Alban Xhihanit.

Për ata që nuk kanë kishin mundësi të qëndrojnë para televizorit Tvklan.al ishte këtu duke ju përcjellë nëpërmjet gazetarëve Krisildi Maxhari dhe Gramoz Pisha ndeshjen minutë pas minute si dhe detaje e fakte interesante para dhe gjatë sfidës.

REDAKSIA TVKLAN.AL