Në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi, Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të pezullojë kamatëvonesat për abonentët gjatë muajit Mars. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatëvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkruan Veliaj në rrjetin social Twitter.

Një ditë më parë, Tv Klan raportoi se edhe OSHEE do të pezullojë kamatëvonesat e energjisë.

Në kuadër të masave të rrepta të marra nga autoritetet shëndetësore, qytetarët lejohen të dalin në këmbë nga ora 06:00-10:00 paradite dhe 16:00-18:00 gjatë pasdites. Ndërsa makinat që qarkullojnë janë ato me autorizim policor. /tvklan.al