Tek Los Angeles FC do të paguhet 1.6 mln dollarë

Gareth Bale u largua nga Real Madrid pas 8 sezonesh, duke vendosur të luajë në Major League Soccer. Uellsiani firmosi për Los Angeles FC. Ishim mësuar të dëgjonim futbollistët e eksperiencës të përfitonin shumë të mëdha në kampionatin amerikan, por ky nuk është rasti i Bale. Ishte deklaruar se paga e tij do të ishte nën tavanin prej 15 milionë por në fakt sulmuesi përfitojë një shumë qesharake në krahasim me atë që kishte te kampionët e Spanjës.

Nga 33 milionë do të shkojë në 1,6 milionë dollarë në sezon. Kjo do të thotë që 32-vjeçari do të marrë 5% e asaj që kishte te Real Madrid. Për momentin nuk kuptohet se çfarë e ka shtyrë Gareth Bale të shkojë tek një ekip i themeluar në 2014 dhe pa histori, për më tepër për kaq pak. Sezonin e kaluar buxheti i pagave te Los Angeles FC ishte 14,5 milionë dollarë në total.

Tv Klan