Një i ri shqiptar u përfshi në një aksident të rëndë pasditen e së premtes në Lodi të Italisë. Ai është një 21-vjeçar për të cilin mediat italiane japin vetëm iniciale E.F.

I riu mësohet se udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon. Përplasja ishte kaq e fortë se 21-vjeçari përfundoi duke goditur barrierat anësore në rrugë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë. Mediat italiane shkruajnë se 21-vjeçari nuk paraqet rrezik për jetën, por rrezikon që të humbasë njërën këmbë./tvklan.al