Trajneri spanjoll ishte objektivi numër 1 i klubit të futbollit më të pasur të botës

Unai Emery refuzoi ofertën për t’u bërë trajneri i ri i Newcastle dhe konfirmoi se ai është i përkushtuar plotësisht te Vijareali.

Drejtuesit e klubit më të pasur të futbollit në botë dëshironin shumë që të arrinin një marrëveshje me spanjollin, por 50-vjeçari ka sqaruar publikisht pozicionin e tij.

Neëcastle zotërohet nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite, që ka një vlerë prej 430 miliardë dollarësh.

Klubi është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të teknikut Stiv Brus, që ta shpëtojë ekipin nga rënia nga kategoria.

Vijareali është shtëpia ime dhe jam 100% i përkushtuar këtu. Jam i nderuar për interesimin e një klubi të madh, por edhe më falënderues që jam këtu dhe vendimin për të vazhduar të jem pjesë e këtij projekti ia komunikova drejtuesve për përkushtimin dhe respektin që përceptoj nga klubi dhe lojtarët,  e kjo është reciproke. Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë gjithnjë mua. Të dielën kemi një takim me rëndësi dhe shpresoj të fitojmë”.

Emery është një nga trajnerët më të suksesshëm të kontinetit në vitet e fundit.

Në verën e 2020 ai mori drejtimin e Vijarealit dhe fitoi Ligën e Europës në Maj, duke mundur me penallti Manchester United.

Në periudhën 2014-2016 ai e fitoi këtë kompeticion edhe tri herë të tjera me Sevijën.

Klan News