Vaksinimi përfundon në fund të vitit

Shefja e Brukselit Ursula Von Der Leyen pranoi gabimet në fushatën e vaksinimit të qytetarëve të 27 shteteve anëtare të BE-së, por fajësoi kompanitë farmaceutike për vonesat në prodhim. Von Der Leyen premtoi sërish solidaritet me shtetet ballkanike duke hequr pengesat ligjore.

Deri në fund të sezonit veror më shumë se 70 përqind e popullsisë së BE-së të jetë vaksinuar.

Komisioni Evropian llogarit rreth 100 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit në tremujorin e parë, gjysma më pak se sa parashikohet në kontratat paraprake me kompanitë e prodhimit të vaksinave.

Liderët evropianë mund të premtojnë një rritje në muajt e ardhshëm me 300 milionë doza në tremujorin e dytë, dhe 80 milionë më shumë nëse vaksina J&J është e autorizuar.

“Është një fakt që ne nuk jemi sot ku duam të jemi në luftën kundër virusit. Ne ishim vonë me miratimin e vaksinave. Ne ishim shumë optimistë për prodhimin masiv. Dhe mbase ne ishim gjithashtu shumë të sigurt nëse porositë do të dorëzoheshin në kohë. Do të kishte qenë e padrejtë dhe “çmenduri ekonomike” për tregun e perbashkët evropian nëse vetëm disa shtete të mëdha anëtare do të kishin garantuar doza”.

Von Der Leyen premtoi sërish solidaritet me shtetet ballkanike duke hequr pengesat ligjore.

“Ne duhet të tregojmë solidaritet jo vetëm mes nesh por edhe me shtetet tona fqinje nga Ballkani Perëndimor. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e përhapjes së pandemisë. Kemi dhënë 850 milionë Eeuro kontribute tek COVAX që do të nisë brenda këtij muaji shpërndarjen e vaksinave. Duheshin 10 vite për të prodhuar një vaksine që u prodhua brenda 10 muajve”.

BE ka “siguruar” rreth 2.3 miliardë doza në total në kontratat e nënshkruara me gjashtë grupe farmaceutike por në këtë fazë, BE-ja, ka mbetur pas Izraelit. Po ashtu edhe Serbia synon të vaksinoje të paktën 1/10 e popullsisë së saj në mesin e muajit Shkurt.

Serbia ka kryer vaksinime me rreth dyfishin e shkallës së Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë dhe katërfishin e shpejtësisë së Hollandës.

Marrëdhëniet e ngrohta me Pekinin dhe Moskën e kanë ndihmuar të Beogradin në sjelljen e sasive të vaksinave për të cilat vetëm Hungaria dhe Republika Çeke janë të disponueshme brenda BE-së.

Klan News