Pjesëmarrësit në ceremoninë mortore duhet të blejnë bileta mbi 200 $!

Tifozë të Los Anxhelos dhe NBA nga e gjithë bota vajtuan humbjen në mënyrë tragjike të legjendës, Kobe Bryant, vajzës së tij, Gianna dhe 7 personave të tjerë.

Homazhe në nder të karrierës së tij janë bërë në gjithë globin, ndërsa ceremonia mortore do të bëhet më 24 Shkurt. Kjo jo pa shkas, pasi lidhet me numrat në fanellë të Kobe, 24 dhe vajzës së tij, Gianni numrin 2, që lidhet më muajin e dytë të vitit.

Ceremonia do të zhvillohet në Staples Center në qendër të Los Anxhelos, teksa pjesëmarrja do të bëhet me bileta, ku fitimet do të shkojnë për bamirësi në fondacionin Sportiv Mamba & Mambacita.

Të paktën 90 mijë persona do të marrin pjesë, 20 mijë prej të cilëve do të jenë të afërt të basketbollistit. Çmimi i një bilete për të marrë pjesë në këtë ceremoni mund të arrijë deri në 224 dollarë.

Klan Plus