Vëllai i ish-Presidentit afgan Ashraf Ghani, i quajtur Hamshat Gahni, duket se u është bashkuar talebanëve.

Të paktën kështu pretendohet nga talebanët të cilët kanë shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet Hamshat Gahni në një takim të përzemërt me disa prej drejtuesve talebanë.

Hashmat Ghani ofron mbështetjen e tij për talebanët. Ai konsiderohet si një politikan i shquar afgan, e më parë ka thënë se talebanët kanë një strategji të shkëlqyer të sigurisë, por ata duhet të luftojnë varfërinë dhe urinë si dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me botën dhe fqinjët”, thuhet në lajmin e bërë publik nga drejtuesit e rinj të Afganistanit.

Klan News