Trajneri Xavi Hernandes tha se Barcelona është gati për betejën kundër Paris St Germain në ndeshjen çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampionëve.

Ai e bëri të qartë se lojtarët e tij janë të gatshëm të vuajnë për të arritur kualifikimin.

Katalanasit mundën parisienët 3-2 në sfidën e parë në “Park de Prins” javën e kaluar, por Çavi tha në konferencën për shtyp se ekipi i tij duhet të jetë perfekt që të sigurojë kalimin në gjysmëfinale.

“Ajo që duam është t’i marrim topin PSG-së, të sulmojmë vazhdimisht dhe ta fitojmë ndeshjen. Duam të kualifikohemi dhe të shpresojmë të jemi në versionin tonë më të mirë. Që të arrijmë të kualifikohemi, duhet të paraqitemi shumë mirë sepse është një ekip që do të kërkojë shumë nga ne. Imagjinoj një ndeshje shumë të ngjashme me të parën, kështu që do të jetë e komplikuar.”

Fitorja në Paris ishte e para e katalanasve në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit në ekipin që shkon në gjashtë fitore radhazi në të gjitha garat.

Blaugranat janë të pamposhtur që nga humbja 5-3 ndaj Vijareal në La Liga në janar, rezultat që bëri që Xavi të njoftonte se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të sezonit.

Klan News