Shqipëria do të përballet me Italinë, në ndeshjen e parë të Europianit për kuqezinjtë, në Grupin B.

Kombëtarja e drejtuar  nga Silvinjo, do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe dhe të marrë një rezultat pozitiv.

Nuk do të jetë e lehtë, për shkak se përballë do të jenë kampionët në fuqi. Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.

Pak minuta para ndeshjes, dy trajnerët, Silvinjo dhe Spalletti, kanë zbuluar titullarët. Ndeshjen mund të ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan, ashtu si të gjitha takimet e Euro 2024./ tvklan.al


FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Broja.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Pellegrini, Barella, Frattesi, Scamacca, Chiesa.

Historiku i përballjeve: