Italia zgjodhi të mos zhvillojë stërvitje në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Trajneri Lucciano Spalletti ka qëndruar në bazën e skuadrës në Iserlohn, 34 kilometra nga Dortmundi.

Nicolo Barella i ka kaluar problemet fizike dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë. Porta është e padiskutueshme me Donnarumma, i cili është edhe kapiteni i Italisë.

Sipas mediave italiane, në mbrojtjen me katër do të jenë Di Lorenzo, Mancini Bastoni e Dimarco. Në mesfushë nuk diskutohet Jorginho dhe në sulm Scamacca, i cili do të mbështetet nga Chiesa, Fratessi dhe Pellegrini.

Te skuadra italiane do të synojnë fitoren, por trajneri Luaciano Spalletti pranoi në konferencën para ndeshjes se ka një ekip të shpejtë dhe se duhet të tregohen të kujdesshëm që mos të lenë hapësira pas që të ndëshkohen nga kundërsulmi shqiptar.

Tv Klan